Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi pritet që të largohet nga Leverkuseni në këtë afat kalimtar, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Sipas ‘kicker.de’, skuadra më e interesuar për Mehmedin është Nice, ku trajner është zvicerani, Lucien Favre.
Kjo skuadër arriti sukses të madh sezonin e kaluar, duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, dhe po kërkon disa futbollistë për t’u përforcuar, e njëri ndër ta është edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Zvicrës.
Mehmedi nuk kishte shumë hapësira në sezonin e fundit, kurse pas tij janë vënë Hamburg e Torino.