Afati kalimtar i janarit do të hapet shumë shpejtë, derisa vazhdon të jetë e paqartë e ardhmja e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka.
Mesfushori shqiptar kishte probleme me tifozët e skuadrës londineze, megjithatë, pasi qëndroi jashtë fushave për disa javë, ai filloi prapë të jetë titullar për Topçinjtë, përcjell albinfo.ch.
Arsenali ndërroi dy trajnerë për një kohë të shkurtë, derisa e ardhmja e Xhakës mbetet në ‘ajër’.
Por, trajneri i ri, Mikel Arteta, është duke llogaritur në opsionin e largimit të Granit Xhakës nga skuadra.
Sipas mediave angleze, spanjolli përveç tij është i gatshëm që të japë edhe 40 milionë plus për mesfushorin e Leicester City, Wilfred Ndidi.
Me shumë gjasa Xhaka do të shitet, derisa edhe Hertha Berlin ka shfaqur interesim për mesfushorin shqiptar.