Trajneri i Lyonit e vlerëson Shaqirin: Ka cilësi të jashtëzakonshme
0 Likes0 Share
Tifozët e Lyon nuk ndalen së brohorituri emrin e Shaqirit
Mësohet se Olimpique Lyon ka fituar ndaj Troyesit me rezultatin 3:1, përcjell albinfo.ch.
Në këtë ndeshje u paraqit edhe futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, i cili shënoi golin e barazimit.
Xherdan Shaqiri u vlerësua me notën 7.9 për paraqitjen e tij në takimin e mbrëmshëm.
Ai luajti për 89 minuta ndaj Troyesit dhe kontribuoi me golin e barazimit, i cili ishte i pari për të me fanellën e Lyonit.
Trajneri i Lyon, Peter Bosz, kishte fjalë të mrekullueshme për Xherdan Shaqirin.
“Shaqiri ka cilësi të jashtëzakonshme, në veçanti me këmbën e tij të majtë”.
“Ai e dëshmoi këtë, jo vetëm për golin që shënoi, por edhe për mënyrën se si pasonte topin te bashkëlojtarët. Ai është vërtet një lojtar shumë i mirë”, tha Bosz pas ndeshjes.
Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, është bërë shpejt njëri nga të preferuarit e tifozëve të Lyonit.