Ish-trajneri i RB Leipzig dhe Manchester United, aktualisht trajner i Austrisë, Ralf Rangnick ka refuzuar përfundimisht ofertën e klubit, Bayern Munich.
Ai ka qenë zgjidhja e parë e drejtuesve të Bayern Munich për të pasuar Thomas Tuchel, i cili do të largohet në fund të sezonit, transmeton albinfo.at.
58-vjeçari gjerman, drejtuesi aktual i kombëtares së Austrisë ka treguar arsyet se pse ka ardhur deri tek refuzimi i Bayern Munich-ut.
“Unë jam trajner i skuadrës austriake me gjithë zemër. Ky nuk është një refuzim i Bayernit, por një vendim për ekipin tim dhe qëllimet tona të përbashkëta”, ka thënë ai.
Ralf Rangnick says NO to FC Bayern and won‘t be successor of Thomas Tuchel! Austria agrees with their Coach to stay @BILD_Sport @altobelli13
— Christian Falk (@cfbayern) May 2, 2024