Sot është bërë varrimi i F. Zukës, gruas së tij dhe dy djemve, të cilët u vranë më 30 dhjetor të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.
Vrasja e katërfishtë, ndodhi në rreth orës 18:00 të 30 dhjetorit, ku kryefamiljari dyshohet se fillimisht ka vrarë tre anëtarët e familjes dhe më pas veten.
Familja Zuka kishin ardhur për pushime në Kosovë.
Varrimi i katër anëtarëve të familjes Zuka është bërë në varrezat e qytezës në Pozheran.
Komuna e Vitisë ka shpallur ditën e sotme ditë zie për shkak të tragjedisë që ndodhi në fshatin Pozheran të kësaj komune.