Një ngjarje e rëndë raportohet që ka ndodhur sot në Kavajë të Shqipërisë.
Tre pjesëtarë të një familje nga Kosova, babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur, rreth 13 dhe 15 vjeç, janë mbytur në det.
Policia njofton se kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por nuk kanë arritur, pasi ata ndërruan jetë si pasojë e rrymave detare.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas kosovarë, pjesëtarë të së njëjtës familje (babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur, rreth 13 dhe 15 vjeç).
Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpërtuar, por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.