Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në një shkollë në Ferizaj, ku një nxënës ka humbur jetën në ambientet e shkollës së mesme “Kuvendi i Arbërit”.
Sipas raportimeve, 15-vjeçari në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike.
Bëhet e ditur se rasti është raportuar edhe te prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e obduksionit.