The Mail raporton për bisedën që një reportere, e cila shtirej si emigrante që kërkonte të kalonte në Britani, ka zhvilluar me një shqiptar të quajtur Kastrijot Ahmati.
Kur gazetarja i tha shqiptarit me pseudonimin ‘Kace Kace’ se ndihej e frikësuar për shkak të tragjedisë së fundit, ai i është përgjigjur: “Është çështje fati. Kështu kemi ardhur të gjithë”, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch
K. Ahmati mendohet se është edhe një prej administratorëve të grupit ‘Albanians in London’, një faqe në ‘Facebook’ që sipas The Mail on Sunday, koordinon kalimin ilegal të shqiptarëve në Britaninë e Madhe.
Pasi Ahmati është vënë në dijeni të kurthit të ngritur nga gazetarët, ai ka mbyllur menjëherë llogarinë e tij në Facebook.
Metropolitan Police ka tashmë në dorë të gjitha bisedat e zhvilluara midis Kastrijot Ahmati dhe gazetares.