Tottenhami dhe West Bromi po tentojnë ta bindin Fenerbahçen që t’ua shesë yllin kosovar.
Mediat turke raportojnë se futbollisti kosovar mund të luajë në Premierligë në sezonin e ardhshëm.
Tottenhami dhe West Bromwich Albioni duket se janë dy klubet më të interesuara për sulmuesin prizrenas.
Fenerbahçe po planifikon ta shesë 26-vjeçarin këtë verë dhe klubi turk do të mundohet të nxjerrë sa më shumë para nga shitja e tij.
E përditshmja turke “Sabah” raporton se klubi nga Stambolli i kërkon 20 milionë euro për përfaqësuesin kosovar.
Interesim për Muriqin ndërkohë kanë shfaqur edhe klubet e tjera angleze, si Manchester United, Newcastle United, Leicester City, Leeds United, Southampton, Brighton e Burnley.
Muriqi ka kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2023.