Tottenham Hotspur po e konsideron mundësinë e transferimit të Elseid Hysajt dhe Alessandro Florenzi-t, sipas raportimeve nga Gianluca DiMarzio-s, përcjell albinfo.ch.
Finalisti i Ligës së Kampionëve po i shqyrton opsionet e volitshme për ta zëvendësuar Kieran Trippier në krahun e djathtë të mbrojtjes, i cili dje u transferua te Atletico Madrid për 20 milionë euro.
Ndërkaq tani përfaqësuesi i Shqipërisë që luan te Napoli, si dhe Florenzi i Romës, kanë dalë si dy opsione të mundshme për Maurizio Pochettino-n.
Madje, që të dy mund të vijnë në “Tottenham Stadium” në rast se Serge Aurier ndjek hapat e Trippier, duke u larguar nga londinezët.