• 1 lt qumësht
• 12 lugë niseshte
• 8 lugë sheqer
• 200 gr margarinë
• 500 ml ajkë të embël (hopla)
• 300 gr çokolladë për zierje
• 250 gr biskota
Përgatitja:
Marrim 200 ml qumësht të ftohtë, e përziejmë me sheqerin dhe nishesten, kurse pjesën tjetër të mbetur të qumështit e vëmë të vlojë.
Pasi të vlojë qumështi, i përziejmë së bashku të gjithë përbërësit derisa të trashet kremi duke e përzier vazhdimisht.
Pasi kemi ftohur kremin, e shtojmë margarinën e tundur më parë dhe i bashkojmë derisa të fitojmë një krem homogjen.
Vazhdojmë me ajkën e ëmbël (hoplën) të cilën e ngrohim derisa të mos vlojë, pastaj shtojmë çokollatën derisa të shkrihet (e coptojmë në copa të vogla).
E marrim një enë të thellë, i shtojmë biskotat, të cilat më parë i kemi lagur (zbutur) në qumësht të vakët.
Mbi biskota e shtrijmë së pari kremin e bardhë dhe pastaj kremin meokollatë dhe kremin e ajkës (hoplës) e cila është ende e vakët.
Ëmbëlsirën e mbajmë për disa orë në firigorifer dhe pastaj e servojmë.
Ju bëftë mirë!
