Mësohet se flmi shqiptar “Aroma e trëndafilit të kuq” fitoi çmimin “Best Drama” në Festivalin e Filmit (TINFF) në Toronto, shkruan albinfo.ch.
Filmi shqiptar “Aroma e trëndafilit të kuq”, me skenar dhe regji nga Aurel Naqi, rrëmben çmimin “Best Drama” në festivalin e kategorisë A në Toronto tinff.
Filmi po vazhdon rrugëtimin me sukses në festivalet e kategorisë A, por dhe në festivale të tjera të rëndësishme, duke u vlerësuar me 4 çmime të para:
-Në festivalin e metrazhit të shkurtër në Venicë të Kalifornisë.
-Festivali i filmit në Vjenë të Austrisë
-Festivali indipendent i filmit në Los Angeles ( Film Crash)
-Festivali i Filmit në Toronto ( tinff)
Filmi bën ndalesën e radhës në edicionin e 27 të festivalit të filmit në Filadelfia, ku kandidon për dy çmime:
-Best Drama
-Best Actress ( Enxhi Cuku)
dhe në festivalin e filmit në Lindenhurst (Sulfok County), ku kandidon për 6 çmime:
-Best International
-Best Drama
-Best Director
-Best Actress
-Best Cinematography
-Best Editing.