Kastriot Imeri, Orges Bunjaku dhe Arbenit Xhemajli. Janë këta tre futbollistët shqiptarë në mesin e dhjetë talenteve në futbollin zviceran.
Welovefootball.ch ka zgjedhur talented e së ardhmes, ku sigurisht nuk mungojnë futbollistë shqiptarë, që janë në numër të madh në futbollin zviceran, përcjell albinfo.ch.
Kastriot Imeri është pjesë e Servettes, kurse Orges Bunjaku e Baselit.
Arbenit Xhemajli është pjesë e rëndësishme e Xamaxit, derisa ka qenë pjesë edhe e Kosovës.