Kryeqyteti i Turkmenistanit në Azinë Qendrore, Ashgabat është shpallur si qyteti më i shtrenjtë në botë për punëtorët e huaj.
Qytet me rreth një milion banorë, është ngjitur në vendin e parë në listën e hartuar nga kompania për konsulencë Mercer.
Në vendin e dytë është renditur, Bejruti në Liban, kurse i treti është Tokio e Japonisë.
Në top 10 nuk mungojnë qytetet zvicerane, madje janë tri, më së shumti nga një shtet. Cyrihu renditet në vendin e pestë, Gjeneva në vendin e tetë dhe Berna në vendin e dhjetë, shkruan albinfo.ch.
Raporti vjetor i kompanisë Mercer, rendit 209 qytete, duke u bazuar në shpenzimet për jetesë, duke përfshirë, banimin, transportin dhe ushqimin. Mercer ka thënë se ka analizuar më shumë se 200 mallra dhe shërbime teksa ka përpiluar raportin.
Top 10
Ashgabat
Hong Kong
Bejrut
Tokio
Cyrih
Shanghai
Singapore
Gjeneva
Pekini
Berna