Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ka thënë se njerëzit që nuk vaksinohen, janë të papërgjegjshëm dhe idiotë.
“Sinqerisht, nëse nuk jeni të vaksinuar për momentin dhe keni të drejtën për t’u vaksinuar, nuk jeni thjesht të papërgjegjshëm, por jeni idiotë”, tha Blair.
“Më vjen keq, me të vërtetë, po ju jeni. Ky variant Omicron është kaq përhapës, sa që nëse nuk jeni të vaksinuar dhe jeni në qarkullim, ju do ta merrni”, ka deklaruar ai mes tjerash.