Rokeri Tom Petty vdiq në tetor nga një mbidozë aksidentale e shtatë medikamenteve, ka bërë të ditur zyra e ekzaminuesit mjekësor të Los Angeles.
Raporti i ekzaminuesit mjekësor e konsideroi mënyrën e vdekjes si “aksidentale”, përcjell albinfo.ch.
Petty, i njohur për hitet e shumta, përfshirë “Refugee” “Free fallin'” dhe “American girl,” u gjet pa ndjenja në shtëpinë e tij në Malibu më 2 tetor 2017 dhe vdiq në një spital më vonë atë natë.
Ky është raporti i parë mjekësor për vdekjen e rokerit të famshëm.