Kampin për të rinjtë e Diasporës, do të mbahet nga data 25-30 korrik 2016 në Parkun Gërmia, Prishtinë.
Kampi do t’i ketë rreth 50 pjesëmarrës, ku 30-35 prej tyre parashihen të jenë nga shtetet e ndryshme të Diasporës, dhe 15-20 nga Kosova dhe Shqipëria të grup moshës 15-17 vjeç.
„Ky projekt ka për synim krijimin dhe thellimin e lidhjeve të gjeneratave të reja të Diasporës me Kosovën, përmes programeve që do të ju ofrojnë atyre mundësinë për t’u njoftuar në mënyrë interaktive me natyrën, kulturën, historinë dhe bashkëmoshatarët e tyre“, thonë organizatorët për albinfo.ch.
Ky projekt organizohet nga Ministria e Diasporës në bashkëpunim me OJQ-në TOKA, si dhe me përkrhaje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.
Për informata më të hollësishme në lidhje me programin, aktivitetet dhe mënyren e aplikimit, ju lutemi i drejtoni të interesuarit në faqen e internetit www.toka-ks.org/diaspora.