Një person i identifikuar nga policia ka dalë nga mjeti i tij privat dhe ka gjuajtur 6 herë në ajër me armë zjarri, duke i prerë rrugën një autobusi të linjës së plazhit në zonën e Semanit.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, në vendin e quajtur “Kulla e Ujit” në Fier.
Mjeti ishte i mbushur me pasagjerë, shkruajnë mediat shqiptare, transmeton albinfo.ch.
Sipas dëshmive të banorëve të zonës, autori mësohet se kishte debatuar më herët me drejtuesin e autobusit, i cili ishte i ndaluar në rrugë duke i kërkuar që të hapte rrugën.
Në debat e sipër personi në fjalë ka marrë armën nga automjeti i tij dhe ka gjuajtur në ajër para autobusit. Policia është vënë në kërkim të autorit.