Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Gjermani, ku protagonist ishte sërish një person i armatosur me thikë, përcjell albinfo.ch.
Sipas Reuters, personi në fjalë, ende i paidentifikuar, ka sulmuar kalimtarët në qytetin e Erfurt, ku ka lënë të lënduar dy prej tyre.
Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa kërkimet po zhvillohen edhe nga ajri me anë të helikopterëve.
Kjo ngjarje e rëndë vjen vetëm pak ditë pasi një njeri me ngjyrë shkaktoi në masakër në një tjetër qytet gjerman, ku si pasojë tri gra humbën jetën dhe u plagosën dy të tjerë.