Është regjistruar një tjetër lëkundje e tërmetit në afërsi të Tiranës në orën 9 e 26 minuta.
Mësohet se tërmeti ka qenë më magnitudë 4.2 të shkallës Rihter dhe kjo krijuar panik te qytetarët.
Gjithashtu, sipas EMSC, bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ishte në Vorë dhe thellësia e lëkundjeve ishte 5 kilometra.
Kujtojmë se tërmeti shkatërrues që goditi vendin më 26 nëntor la pas 52 të vdekur si dhe mbi 700 të plagosur, e dhjetëra banesa të kthyer në gërmadha, përcjell albinfo.ch.

