Artisti francez Abraham Poincheval, i cili më parë kaloi tre javë ulur mbi vezë derisa ato çelën, e ka filluar aktivitetin e tij të fundit.
Ai do të qëndrojë shtatë dite ne një statujë në formë luani, shkruan albinfo.ch.
Poincheval do të qëndrojë brenda statujës së bërë nga druri nga 2 deri më 8 qershor. Skulptura dhe performanca, që synon të krijojë një lidhje mes artit modern dhe parahistorisë, ndodhet në rrugën që shpie drejt shpellës Aurignac.
Për artistik francez kjo nuk është hera e parë që jeton brenda hapësirave të mbyllura. Poincheval kaloi 13 ditë brenda një skulpture ariu në vitin2014, duke ngrënë krimba dhe breshka për të pasqyruar dietën e një ariu.