Kombëtarja shqiptare ka pësuar humbjen e katërt në katër ndeshjet e fundit. Kuqezinjtë janë mundur nga Bosnje Hercegovina në Elbasan me rezultat 1:2, shkruan albinfo.ch.
Para rreth pesë mijë shikuesve, mysafirët e kanë nisur shumë më mirë ndeshjen, ku në minutën e shtatë shënon Edin Xheko nga penalltia.
Golin e dytë boshnjakët e realizuan me anë të Senad Luliq. Ndërkohë, Shqipëria bëri disa ndërrime dhe dominoi në pjesën e dytë. Kjo solli edhe golin e parë të shënuar nga Bekim Balaj me kokë nga afërsia pas asistimit nga Jahmir Hyka.
Shqipëria u mundua të barazojë, por pa sukses. Rast ideal kishte Liridon Latifi me kokë në minutën e 94-t, por portieri mysafir intervenoi për mrekulli.
http://www.dailymotion.com/video/x5gis94_albanija-bih-1-2-balaj_sport