Këngëtarja shqiptare po vazhdon me suksese. Ajo ka fituar edhe një çmim shumë të rëndësishëm në muzikë.
Dua Lipa është shpallur Artistja më e mirë e re në ndarjen e çmimeve nga “VO5 NME Awards”, raporton albinfo.ch.
Këngëtarja shqiptare është shprehur shumë e lumtur pasi e ka fituar këtë çmim të rëndësishëm.
“Faleminderit shumë. Ju falënderoj të gjithëve që votuan për mua, fansat e mi. Dua të falënderoj ekipin tim menaxhues, labelin tim, dhe të gjithë juve për punën e madhe, agjentin tim, familjen dhe miqtë. Faleminderit shumë NME për këtë, kjo është gjithçka për mua”, është shprehur ajo me rastin e marrjes së çmimit.
Ylli i “Be The One” gjithashtu është e nominuar për çmimin “Best British Female Artist.
