Tirana mirëpret sot Samiti Ukrainë-Europa Juglindore që nis në ora 11:00, përcjell albinfo.ch.
Këta janë emrat e udhëheqësve të cilët marrin pjesë në këtë samit:
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski
Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Kristo
Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic
Punimeve për samitin e Ukrainës do t’i bashkohen përmes teknologjisë edhe liderë të të tjerë, si kryeministri grek, Kyriakis Mitsotakis, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, si dhe një udhëheqës polak.