Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, ka marrë ngjyrat e flamurit të Kosovës, e cila më 17 shkurt feston 12-vjetorin e Pavarësisë.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar në Twitter disa fotografi nga qyteti i bukur i Tiranës, ku shihet godina e Bashkisë e mbuluar me një flamur gjigant të Kosovës.
Veliaj në Twitter ka shkruar: “Kartolinë me dashuri nga Bashkia Tiranë”, përcjell Albinfo.ch.

