Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pranuar një letër nga Ministri i Punëve të Jashtme të Timorit Lindor, Jose Luis Guterres, përmes së cilës ky shtet njeh pavarësinë e Kosovës. Kjo njohje e çon në 94 numrin e shteteve që e kanë njohur Republikën e Kosovës.“I nderuar Ministër Hoxhaj, shpreh mirënjohjen për vizitën tuaj në Timorin Lindor me 15 shtator, ku ne kemi diskutuar çështjet e interesit të përbashkët. Timori Lindor ndan eksperienca të përbashkëta dhe solidarizohet me popullin dhe Qeverinë e Kosovës. Kam nderin që t’u përcjell juve, dhe përmes juve Qeverisë së Kosovës, se QeveriaDemokratike e Timorit Lindor njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës”, citon MPJ një letër që ka marrë ministri Hoxhaj.Me këtë njohje formale, siç thuhet më tej në letër, Timori dhe Kosova mund të lidhin marrëdhënie diplomatike sa më parë.Në këtë letër po ashtu thuhet, sipas MPJ-së, se Timori Lindor shpreh urimet e përzemërta popullit të Kosovës për progresin e arritur.Sipas MPJ-së, ministri i Hoxhaj me 15 shtator ka vizituar Timorin Lindor, ku ishte pritur nga përfaqësues të lartë të këtij shteti. Gjatë takimeve të ndryshme edhe në Fixhi dhe Nju Jork, ministri Hoxhaj kishte marr mbështetjen e këtij shteti për të njohur pavarësinë e Kosovës.
Timori Lindor njeh pavarësinë e Kosovës
0 Likes
0 Share
Kjo njohje e çon në 94 numrin e shteteve që e kanë njohur Kosovën
Të tjera
Shiko të gjithaShqipëria ul taksat për turistët që vijnë përmes Aeroportit
Osmani për CNN: Rusia po e destabilizon Ballkanin përmes Serbisë
Maqedonia heq doganën për vajin
Si u përçanë politikanët shqiptarë të Luginës së Preshevës?
Kosovë: Rritet paga minimale, një orë punë bëhet në vlerë 1.5 euro
Zvicra kontribuon në zhvillimin e arsimit profesional në Shqipëri
Ukraina pranon kontingjentin e parë të ndihmave nga Kosova
Kriza në Ukrainë prek Shqipërinë, shumë turistë anulojnë pushimet
Aktualiteti
Shiko të gjitha
Irani thotë se do të lejojë më shumë anije të kalojnë Ngushticën e Hormuzit