Një ngjarje e rëndë është shënuar pak para fundit të ndeshjes mes Skënderbeut dhe Flamurtarit në Superligën e Shqipërisë.
Pas shënimit të golit të avantazhit nga ekipi korçar, lojtarët ishin drejtuar drejt pankinës për të festuar me pjesën tjetër të lojtarëve.
Pikërisht këtu ka ndodhur edhe ngjarja e rëndë. Një i afërm i mbrojtësit të Skënderbeut, Tefik Osmani, i pranishëm në shkallët e tribunës për të ndjekur ndeshjen, është rrëzuar nga tribuna në momentin e festimit.
Osmani është parë i tronditur pas këtij episodi, ndërsa një autoambulancë shkoi menjëherë në ndihmë. Lojtari, pak minuta më pas u zëvendësua nga trajneri Daja, shkruan Top-Channel.
Gjendja e të afërmit të futbollistit raportohet të jetë e mirë, ndërsa është transportuar për në spital.
Skënderbeu fitoi në fund 1:0.