Gazeta britanike “Daily Mail” ka renditur shqiptarët, ukrainasit dhe rusët në mesin e popujve që kanë pagat më të ulëta. Kështu një tifozi shqiptar i duhet të paguajë 329 për qind të pagës mujore për të ndjekur një ndeshje, përcjell albinfo.ch lajmin e medieve të Tiranës.
Të ardhurat mesatare mujore në Shqipëri, sipas artikullit, janë 220,97 euro (388 mijë lekë), ndërsa kostoja ekuivalente për të ndjekur një ndeshje bashkë me shpenzimet e tjera është 4.898 euro.
Studimi është kryer duke llogaritur shpenzimet mesatare të një tifozi, duke i krahasuar me të ardhurat mesatare në vendin e tyre.
Për shembull, një tifoz ukrainas duhet të paguajë 8 mijë euro, që është ekuivalente me mbi 539 për qind të pagës së tyre mesatare mujore.
Ndërsa tifozët anglezë do të duhet të paguajnë 562,45 euro, ose 38 për qind e të ardhurave mujore. Në çmime përfshihen kostoja e biletës, udhëtimi dhe akomodimi.