Ngacmimet seksuale ishin tema kryesore edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA në Londër.
Filmi “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”, që flet për një grua që kërkon drejtësi për vrasjen e vajzës së saj mori çmimin e parë. Ky film në këtë mbrëmje arriti ti marrë 5 çmime duke dominuar. Akademia Britanike për Film dhe Artin Televiziv i ndau çmimin aktorja më e mirë në rolin kryesor Frances McDormand, që luan rolin e nënës në këtë film.
“Three Billboards…” mori edhe çmimet ë për filmin e shquar britanik dhe skenarin origjinal më të mirë. Romanca fantazi “The Shape of Water” mori tre çmime, duke përfshirë edhe atë për regjinë më të mirë, të cilin e mori regjisori Guillermo Del Toro.
Çmimin për aktorin më të mirë e mori Gary Oldman me portretizimin e Winston Churchil në filmin “Darkest Hour”.