Përmes një komunikate, nga kjo ambasadë shkruajnë se votuesit kosovarë kanë pritur tre muaj e gjysmë për këtë moment.
“Shpresa dhe dëshira e tyre për ndryshim, e shprehur në mënyrë të qartë më 6 tetor, meriton të respektohet”, thuhet tutje.
Nga Ambasada e Britanisë kanë deklaruar se politikanët e zgjedhur të Kosovës dhe partitë e tyre duhet të tregojnë guxim dhe kreativitet në formimin e një qeverie që i pasqyron dëshirat e elektoratit.
“Politikanët e zgjedhur të Kosovës dhe partitë e tyre tani duhet të tregojnë guxim dhe kreativitet në formimin e një qeverie që pasqyron dëshirat e elektoratit. Ne bëjmë thirrje për përparim të shpejtë në negociata, në një frymë tolerance dhe partneriteti”, bëhet e ditur, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
https://www.facebook.com/UKinKosovo/posts/1492937010865385