Ministria e jashtme e Turqisë ka kërkuar që shtetasit e Turqisë të kenë kujdes në Gjermani, ku ata mund të rrezikohen nga trajtimi ksenofobik apo racist, raporton “Evropa e Lirë”.
Kjo ministri i ka këshilluar shtetasit që t’u shmangen debateve politike dhe tubimeve para zgjedhjeve të 24 shtatorit.
Gjithashtu theksohet se kandidatët gjermanë e kanë formuar fushatën e tyre zgjedhore në deklarime ant-iturke, për ta parandaluar anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, përcjell albinfo.ch.
Raportet ndërmjet Gjermanisë dhe Turqisë janë përkeqësuar që nga ‘puçi’ ndaj presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.