Themeluesi i firmës suedeze të mobileve IKEA, multimiliarderi Ingvar Kamprad, ua dorëzoi udhëheqjen e ndërmarrjes së tij tre bijve. Tashmë në moshën 86-vjeçare, ai jeton që nga viti 1976 në Epalinges (VD) të Zvicrës.Revista “Bilan” vlerësonte në qershor se Ingvar Kamprad, i cili ka themeluar shitoret IKEA në qytetin e vogël të Suedisë (Älmhult) dhe i ka drejtuar 64 vjet me radhë ato, është bërë njeriu më i pasur në Evropë.
Pasuria e tij vlerësohet të jetë afro 37,5 miliardë dollarë.