Presidenti i Zvicrës, Ignazio Cassis, i cili kishte takuar Mbretëreshën në prill në Londër, postoi të enjten se ishte “thellësisht i pikëlluar” për vdekjen e saj dhe i paraqiti “ngushëllimet e sinqerta dhe të përzemërta familjes mbretërore në emër të Këshillit Federal dhe populli i Zvicrës», përcjell albinfo.ch.
Postimi:
“I pikëlluar thellësisht për ndarjen nga jeta të HM #QueenElizabeth II. Ngushëllimet e mia të sinqerta dhe të përzemërta familjes mbretërore në emër të Këshillit Federal dhe popullit të Zvicrës. Ajo do të mbahet mend si një grua me forcë të madhe dhe udhëheqje të qëndrueshme.”
Deeply saddened by the passing of HM #QueenElizabeth II. My sincere and heartfelt condolences to the Royal Family on behalf of the Federal Council and the people of Switzerland. She will be remembered as a woman of great strength & steady leadership.
— Ignazio Cassis (@ignaziocassis) September 8, 2022
Nga takimi, i cili u zhvillua në Kështjellën Windsor më 28 prill, ai tha se ishte “një shenjë miqësie midis vendeve tona [e cila] simbolizon lidhjet e ngushta dhe të gjata midis Zvicrës dhe Mbretërisë së Bashkuar”.