Portali nga Singapori “The Independent” ka renditur Shqipërinë mes destinacioneve origjinale që duhen vizituar, si Bolivia, Haiti apo Madagaskari.
Malet e thepisura, rrënoja historike mbresëlënëse dhe ujëra blu, janë vetëm disa prej gjërave që Shqipëria mund të ofrojë, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë që Europa është një destinacion turistik popullor, Shqipëria vetëm kohët e fundit u është hapur vizitorëve të huaj. Nëse ju u ngjiteni majave, pamjet panoramike të lënë pa frymë, kështjella të vjetar dhe zona arkitekturore, ia vlen të vizitohet ky vend relativisht me pak turistë.
Madje shumë nuk e dinë që Shqipëria është shtëpia e një zone të shpallur trashëgimi të UNESCO-s, qyteti i mrekullueshëm i Butrintit, ku gjenden rrënoja greke dhe romake.
Disa prej zonave më të mrekullueshme që mund të bëni në Shqipëri është një udhëtim nëpër Alpe, të cilët mbajnë edhe emërtimin e mistershëm Bjeshkët e Namuna.
Vizitoni fshatrat e Valbonës dhe të Thethit, ku banorët e zonës mund t’ju lejojnë të qëndroni dhe të hani me ata.
Për të shijuar flladin e detit dhe ujëra blu, vizitoni brigjet shqiptare të Adriatikut si dhe shëtisni nëpër plazhet fantastike të Sarandës dhe Vlorës.