Artikulli nis me një përshkrim të kryeqytetit dhe dëshirën e fëmijëve për të luajtur futboll, ndërkohë që ndërlidhet me dy dekada më parë kur ushtarët britanikë, si pjesë e forcave të NATO-s, hynë në Prishtinë pas çlirimit të Kosovës.
Nuk mungojnë edhe intervistat me banorët lokalë, ndërsa njëri prej tyre është Atdhe Muharremi, i cili ka kujtuar kthimin e tij në Prishtinë (në vitin 1999), pasi kishte qëndruar për tre muaj si refugjat në Maqedoni, ndërsa kthimin e tij e ka përshkruar me fjalët: Një fillim i ri… koha për të ndërtuar sërish një jetë të re dhe një shoqëri të re”.
“Ushtarët britanikë të KFOR-it patrullonin dhe nganjëherë përfshiheshin në lojë, ne ua pasonim topin. Ata ndaleshin, bisedonin me ne, përfshiheshin. Ishte një formë sjelljeje, një lidhje përmes lojës, nuk duhej ta flisnim të njëjtën gjuhë”.
“Ne i shihnim si heronj tanë. Ishin shumë të mirë, shumë të dashur me ne. Ishte një dashuri e dyanshme pa fjalë, energjia që ndjenim. Mund ta ndienim këtë dashuri”, ka treguar ai, teksa artikulli vazhdon me fjalët se kjo shpjegon mikpritjen e jashtëzakonshme të Anglisë dhe dashamirësinë që kanë shprehur tifozët e Kosovës ndaj ekipit që do ta kenë kundërshtar në fushë.
Falë edhe ndihmës së britanikëve, vajzat dhe djemtë në Kosovë, mund t’i jetësojnë ëndrrat e tyre, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.