Në njoftimin e fundit, Gjykata Speciale ka bërë të ditur se sot do të mbajë seancë për ecurinë e procesit ndaj gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi do të paraqiten para Dhomave të Specializuara.
Kujtojmë se më 5 nëntor u konfirmua aktakuza ndaj Thaçit e Veselit, e më pas edhe u dërguan për në Hagë.
Ish-pjesëtarët e UÇK-së akuzohen për “krime lufte”.
Gjykata Speciale ishte votuar në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit 2015. Një insistim ndërkombëtar bindi aso kohe partitë e pushtetit ta votojnë Specialen.