Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ka apeluar vendimin e Gjykatësit të Procedurës Paraprake i cili ua refuzoi atyre lirimin nga parburgimi.
Ditë më parë Gjyqtari i Procedurës Paraprake në kuadër të Dhomave të Specializuara, Nicolla Goillou, kishte refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit për lirim nga paraburgimi, shkruajnë mediat në Prishtinë.
Pas një zhvillimi të tillë në Hagë, avokatët e të 4-ve e kanë apeluar vendimin në fjalë të francezit në Gjykatën e Apelit në kuadër të Dhomave të Specializuara.
Mbrojtja e Veselit e ka bërë këtë më 1 shkurt ndërsa mbrojtja e Thaçit, Selimit e Krasniqit, dy ditë më vonë.
Kjo ka bërë që kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, të caktojë tre gjyqtarë të Apelit të cilët do të merren me shqyrtimin e kërkesës së avokatëve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.