Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi menjëherë pas votimit të Qeverisë së re në Kuvendi e Kosovës ka ururar qytetarët dhe deputetët për votimin e kësaj qeverie, përcjellë albinfo.ch.
Ditën e sotme ai e ka cilësuar si shumë të rëndësishme për demokracinë dhe qytetarët e Kosovës.
Ky është shkrimi i plotë i tij:
“I përgëzoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë së re. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit. Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare.
Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike.”/albinfo.ch/