Edhe një herë, pas takimit që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, zhvilloi me këshilltarin e kancelares Angela Merkel, Jan Hecker dhe këshilltarin e Presidentit francez, Emmanuel Macron, Emmanuel Bonne, në Twitterin e tij ka shfaqur pakënaqësi ndaj Bashkimit Evropian.
“Zhgënjyese, premtime boshe nga BE-ja”, shkruan ndër tjera Thaçi.
“Zhgënjyese. Asgjë e re nga takimi i sotëm. Asgjë për liberalizimin e vizave, asnjë ide e re rreth dialogut as perspektivës së Bashkimit Evropian. Premtime boshe”, shkruan Thaçi, përcjell Albinfo.ch.