Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Kanada me ftesë të organizatorëve të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës për konferenca e Montrealit.
Ai së bashku me ish-kryeministrin e Kanadasë, Jean Chrétien, do të jetë panelist në konferencën me temë “Evropa në Udhëkryq”.
Në këtë panel do të diskutohet për të ardhmen e Bashkimit Evropian, pas Brexitit dhe rritjes së euroskepticizmit, përcjell albinfo.ch.
Presidenca njofton se Thaçi do të flasë edhe për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor e do ta shfrytëzojë këtë rast për të takuar përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës, për të shtyrë përpara agjendën e bashkëpunimit bilateral.