Presidenti Hashim Thaçi, në takimin që ka pasur me raportuesin e BE-së për Kosovën, Igor Šoltes, ka thënë se Kosova është duke ndërtuar konsensus politik për dialogun me Serbinë që mbahet në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Ai theksoi se në Samitin e Sofjes është bërë e qartë që shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndërtojnë marrëdhënie evropiane ndërfqinjësore nëse dëshirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.
“Po punojmë që të prodhojmë sa më shumë argumente pozitive edhe për përkrahësit e Kosovës. Jemi duke punuar që të ndërtojmë konsensus politik për dialogun me Serbinë. Mos harroni që është krijuar një perceptim që i gjithë rajoni po ndihmohet, përpos Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Ndërsa, raportuesi i BE-së për Kosovën, Igor Sholtes, ka thënë se është në Kosovë për të mbledhur sa më shumë të dhëna që të raportojë në Parlamentin Evropian.