Presidenti, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova është e gatshme ta heq taksën nëse ka marrëveshje paqësore me Serbinë.
“Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë”, ka thënë Thaçi për gazetën “The Washington Post”, përcjell Albinfo.ch.
Ai ka kërkuar që SHBA-ja të marrë rol udhëheqës në koordinimin e inputit ndërkombëtar për Marrëveshjen Paqësore finale “që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia”.
“Ndërgjegjja jonë na kërkon – dhe është detyrë e jona historike – që të bëjmë paqen të mundshme dhe të vërtetë”, ka thënë Thaçi.