Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dekretuar vendimin për ta mandatuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për postin e Kryeministrit të Kosovës.
Në pikën 1 të dekretit që e ka siguruar ekskluzivisht Klan Kosova thuhet: “Z. Albin Kurti i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”.
”Kandidati nga pika 1 e këtij Dekreti jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kërkon miratim nga ana e Kuvendit”, theksohet në pikën e dytë dhe të fundit të këtij dokumenti, njofton Klan Kosova.
Dekreti hyn në fuqin në datën e nënshkrimit që i bie sot, më 20.01.2020.
Albin Kurti, ani pse u mandatua nga kreu i shtetit, Hashim Thaçi, hyn në këtë afat 15 ditësh pa arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
