Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’, ka falënderuar Luginën e Preshevës për përkrahje për arritjen e qëllimeve.
“Edhe njëherë i falenderoj liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës që po përkrahin arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.
Sipas tij ‘..Kjo e drejtë duhet të na bashkojë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera, qoftë nga pozita institucionale, e shoqërisë civile apo e opozitës”.