Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vazhduar trajtimin nga personeli i Klinikës Urologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
“Presidenti Thaçi po vazhdon t’i përmbahet terapisë së rekomanduar dhe është në gjendje stabile shëndetësore.
Presidenti Thaçi shpreh sërish mirënjohjen e tij për stafin e QKUK-së dhe Klinikës Urologjike për trajtimin profesional dhe kujdesin e treguar”, thuhet në komunikatë, përcjell albinfo.ch.
Vizita e parë e tij ishte të hënën, derisa nga Zyra e Presidentit kishin deklaruar se nuk është asgjë serioze.
Ai ka problem me gurët në veshkë.