Dy presidentët ai i Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, pritet të takohen më 11 nëntor në Paris.
Mediat shqiptare dhe ato serbe kanë rapotuar se Vuçiq ka pranuar ftesën e presidentit francez Emmanuel Macron për të përcjellë një tubim më 11 nëntor në Francë me rastin e Ditës së Armëpushimit të Parë në Luftën e Parë Botërore.
Sipas raportimeve të mediave ftesa e njëjtë i është dërguar edhe Thaçit.
Kështu që Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq do të mund të zhvillojnë takimin e radhës të tyre, por këtë herë në Paris.