Presidenti Hashim Thaçi gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore ka takuar edhe Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Thaçi ka njoftuar se mbrëmjen e kaluar ka zhvilluar një takim me presidentin Trump.
Në një postim në rrjetin social Twitter, Thaçi ka thënë se nga homologu i tij amerikan ka marrë mbështetje të plotë për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ai shprehu mbështetje 100 për qind për marrëveshjen ligjërisht detyruese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. I jam mirënjohës për mbështetjen e tij dhe të SHBA-së“, ka shkruar Thaçi.