Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mëngjesin e sotëm është shtrirë në QKUK pas disa komplikimeve shëndetësore që ka pasur.
Siç raportojnë mediat kosovare, presidenti Thaçi është shtrirë në Klinikën e Urologjisë për të të marrë trajtime mjekësore, përcjell albinfo.ch.
Mësohet se Thaçi u është nënshtruar analizave mjekësore nga stafi i urologjisë, aty ku është duke qëndruar për momentin.
Gjithnjë sipas mediave vendore, problemet shëndetësore që ka presidenti Hashim Thaçi nuk kanë të bëjnë aspak me koronavirus.