Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë ka dekoruar sot lobistin e çështjes kombëtare, shqiptaro-amerikanin, Ekrem Bardha dhe vajzën e tij, Donika Bardha për kontributin e tyre në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Thaçi ka thënë se Kosova do të jetë mirënjohëse për ndihmën e Amerikës ndaj pavarësisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Këtë dekorim Presidenti e ka bërë në 242 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së, me ç’rast ka uruar të gjithë shqiptarët që jetojnë atje dhe që forcojnë miqësinë e përjetshme me SHBA-të.