Muaji tetor shënon muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, teksa simboli i këtij muaji është kryesisht ngjyra rozë.
Në shënim të fillimit të këtij muaji, sonte ndërtesa e Presidencës dhe e Kuvendit të Kosovës janë ndriçuar me ngjyrë rozë.
“Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Presidenca dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës kanë ndiçuar ndërtesën me ngjyrë rozë, në shenjë solidarizimi me gratë e prekura nga kanceri i gjirit”, thuhet në njoftimit nga presidenca, përcjell albinfo.ch.
